Konfirmohet nga Southamptoni, Broja luan ndaj Anglisë

11 nëntor 2021 | 14:19

Sulmuesi Armando Broja është gati për dy sfidat e fundit të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Anglisë dhe Andorrës. Konfirmimin e bërë klubi anglez nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku saktësoi se sulmuesi do të luajë në “Wembley” këtë të premte, përballë “Tre Luanëve”.

Broja kishte pësuar një lëndim në kavilje dhe stafi mjekësor i Southamptonit vendosi ta mbante nën vëzhgim për ta kuruar. Me shpresën se mrekullia do të realizohej, edhe stafi kuqezi e pranoi këtë zgjidhje, për më tepër që i kurseu futbollistit udhëtimet, kohë e cila u shfrytëzua për rehabilitimin e tij të plotë.

Rikuperimi i talentit 20-vjeçar u bë i mundur dhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja, përse jo, për ta nisur si titullar në ndeshjen ndaj Anglisë. Ky zhvillim pozitiv bëri që sulmuesi Ernest Muçi, i afruar si alternativë në Kombëtaren A, të kthehet te Shpresat për ndeshjet vendimtare në transfertë me Slloveninë dhe Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muajve të fundit është vërejtur një rritje e lartë e…