Ambasadorja franceze: Dialogu Kosovë-Serbi, forma e vetme për t’u arritur pajtimi

11 nëntor 2021 | 14:55

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri dhe duhet të zhvillohet me një frymë konstruktive dhe të hapur, pasi kjo është forma e vetme për të arritur pajtimi në mes dy vendeve dhe një të ardhme të përbashkët. Kështu ka deklaruar ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Buter gjatë ceremonisë së përvjetorit të armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Ambasada e Francës dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë përkujtuar këtë ditë, duke bërë homazhe te varrezat e krishterëve në Prishtinë.

Ambasadorja Buter duke përkujtuar armëpushimin dhe të rënët e asaj lufte ka theksuar se Franca dhe Gjermania atë kohë gjetën rrugën drejtë vëllazërisë dhe paqes.

Sipas saj, miqësia në mes këtyre dy vendeve ka bërë të mundur krijimin e një Evrope të fortë, të pavarur dhe të përkushtuar ndaj solidaritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. “Refuzimi i urrejtjes, frikës dhe mbylljes në vete duhet të na udhëheqë sot në përkujtim të këtyre ngjarjeve. Historia jonë na kujton se paqja është një ekuilibër delikat që duhet ruajtur në çdo kohë. Ai presupozim një bashkim solid midis popujve të Evropës për të tejkaluar sfidat më të cilat përballemi sot qofshin ato politike ekonomike klimatike apo migrimit. Ajo që ka arritur Gjermania dhe Franca është një shembull për të gjithë rajonin mësimi i luftës nuk mund të jetë mbajtje e inatit të një populli kundër tjetrit. Dialogu edhe pse i gjatë dhe i vështirë është një domosdoshmëri që duhet të zhvillohet në një frymë konstruktive dhe të hapur. Kjo është rruga qe Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin tani për të arritur pajtimin dhe për të qenë në gjendje të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët”, ka thënë ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 11-vjeçar nga Rusia, i cili është konsideruar gjeni nga…