‘Dardanët’ u rikthehen stërvitjeve
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i është rikthyer stërvitjeve pas miqësores ndaj Jordanisë.
Në seancën e sotme kanë stërvitur vetëm futbollistët që ishin më pak të angazhuar dhe ata që nuk luajtën në ndeshjen e mbrëmshme, teksa pjesa tjetër kanë bërë rigjenerim në hotel.
Edhe pse ishte vetëm një miqësore, humbja nga Jordania ka bërë që zhgënjimi tek lojtarët të jetë evident dhe tashmë në ditët e mbetura deri tek dueli me Greqinë duhet të punohet në ngritjen e morali i ekipit, në mënyrë që në Athinë të kemi paraqitje sa më të mirë.
E përzgjedhësi Gliha ka punuar pikërisht në këtë drejtim gjatë stërvitjes së sotme, teksa edhe futbollistët Toni Domgjoni dhe Blendi Idrizi u shprehën optimistë se në ndeshjen e radhës ekipi do të tregojë një fytyrë tjetër.