Domgjoni: Ta harrojmë humbjen nga Jordania, përqendrim maksimal kundër Greqisë  

11 nëntor 2021 | 16:17

Futbollisti Toni Domgjoni ka kërkuar që të harrohet humbja miqësore nga Jordania (0-2) dhe fokusimi të jetë maksimal në ndeshjen e radhës kundër Greqisë në Athinë.

“Stërvitja ka qenë e mirë dhe intensive. Ndeshja e mbrëmshme nuk ka qenë aq e mirë, por ka qenë thjesht një lojë miqësore. Këtë lojë duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të përqendrohemi te dueli me grekët. Normalisht jemi të gjithë paksa nervozë pas asaj humbje, por duhet të koncentrohemi për lojën e ardhshme dhe të japim maksimumin. Kam dëshirë të debutoj për Kosovën në ndeshje zyrtare dhe besoj se të gjithë kundër Greqisë kemi me u mundu ta bëjmë më të mirën për Dardanët dhe për krejt Kosovën”, ka thënë Toni Domgjoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi, ka…