Idrizi: Në Greqi shkojmë për fitore

11 nëntor 2021 | 16:30

Zhgënjimin nga humbja e mbrëmshme që e ka pësuar Kosova nga Jordania e ka vënë në pah edhe Blendi Idrizi, i cili po ashtu beson në paraqitje shumë më pozitive ndaj Greqisë.

“Dita e djeshme ka qenë e vështirë, sepse kemi qenë paksa të demoralizuar por besoj që krejt jemi profesionistë dhe e kemi analizuar secili për veti atë paraqitje dhe prej sot duhet të shohim përpara drejt ndeshjes së radhës. Duhet ta analizojmë të gjithë atë ndeshje si staf dhe të shohim se çfarë ka shkuar gabim. Kundër Greqisë duhet të tregojmë se loja e djeshme ka ndodh njëherë dhe nuk duhet të ndodhë sërish. Duhet të tregojmë një fytyrë ndryshe. Atje shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për të arritur fitore”, është shprehur Blendi Idrizi.

Kosova nesër do ta zhvillojë stërvitjen e radhës e kompletuar, derisa të shtunën në mëngjes do të udhëtojë në Athinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar…