Futbollistët e Drenicës që dy muaj pa paga, reagon Tahir Lushtaku

11 nëntor 2021 | 16:49

Skuadra e Drenicës po regjistron rezultate pozitive në këtë edicion garash, por klubi kuqezi është përfshirë nga një krizë e thellë financiare ku futbollistët kuqezi ka dy muaj që nuk kanë marrë paga.

Pas kësaj situate ka reaguar edhe trajneri i klubit, Tahir Lushtaku. Ky i fundit ka kërkuar që të merren masa dhe të gjendet një zgjidhje para se futbollistët të hyjnë në bojkot, raporton “Epoka e re”.

“Po reagoj, me qëllim të mos vijë situata deri në bojkotim të stërvitjeve dhe ndeshjeve nga ana e futbollistëve të cilët mi kanë shprehur këto shqetësime këto ditë të fundit”, ka thënë Lushtaku.

Reagimi i plotë i trajnerit Tahir Lushtaku:

Reagim ndaj situatës se fundit të krijuar në klub!

Unë si trajner i KF Drenica, me keqardhje më duhet të deklarohem në lidhje më gjithë këto vështirësi të krijuara në klub.

Klubi po kalon nëpër një krizë të thellë financiare, pa mbështetje nga askush (në  aspektin financiar).

Po reagoj, me qëllim të mos vijë situata deri në bojkotim të stërvitjeve dhe ndeshjeve nga ana e futbollistëve të cilët mi kanë shprehur këto shqetësime këto ditë të fundit.

Duke marrë parasysh se si kemi arritur deri të ndërtimi i ekipit, dhe me një grup solid të futbollistëve që kemi , me një fond të varfër të futbollistëve, dhe më një buxhet shumë të vogël, ku nuk vazhdoj të përmbushet as ky buxhet i vogël,  ne kemi arritur që të kemi rezultatet dhe sukseset që për një dekadë, nuk janë arritur më herët, ku gjatë  këtyre 12 xhirove, kemi qenë gjithmonë të renditur në tri pozitat e para, në klasifikim. Prandaj, unë shprehi mllefin tim ndaj: donatorëve dhe biznesmenëve, ndaj tifozëve që nuk e kishim përkrahjen e duhur nga ta, si dhe nga tifogrupi, ‘Shqiponjat e Zeza’ (që na përkrahen nga vetëm më një numër të vogël). Ndoshta se kemi pasur përkrahjen e duhur nga donatorët, bizneset dhe vetë qyteti i Skenderajt, aq sa duhet.

Dhe shtrohet pyetja, pse nuk është duke u perkrahur dhe ndihmuar klubi, në anën financiare dhe organizative, por kemi vetëm përkrahje morale, në rrjetet sociale , kryesisht vetëm në faqën zyrtare të klubit, me komente, si dhe nga opinionet e jashtme të prezentuara dhe në disa media të njohura të vendit.

Ne, këtë perkahje, nuk e kishim, ani pse  patëm paraqitje mjaft të mira, suksese të numëruara dhe rezultate të cilat , gjithmonë I kemi dashur t’I kemi, e të cilat I kemi arritur me djersë dhe angazhim, duke funksionuar, si profesionst, shtabi teknik, së bashku me futbollistët, pa kursyer asgjë nga vetja deri në këto momente.

Po bëhen tashmë dy muaj, që nuk janë paguar obligimet ndaj lojtarëve dhe stafit, si dhe obligimet tjera, që i duhen skuadrës për të funksionuar dhe përkrahja që i  duhet skuadrës për vazhdimësi të kampionatit, për të  arritur objektivat, sepse jemi në rrugën e duhur që me këto rezultate që i kemi ne të mendojmë më lartë, dhe për një objektiv të caktuar deri në fund të kampionatit.

Mendoj që klubi ka nevojë për ndihmën dhe perkrahjen morale dhe financiare nga Donatorët, Biznesët, Komuna dhe tifozët e qyetit tonë, dhe ka nevojë për një organizim të mirëfillt,  afatgjatë, me një plan konkret, nga njerëzit, që duhet të jenë pjesë e kryesisë së klubit. Dhe njëherit duhet t’i bashkojmë të gjitha forcat më një qellim të shendosh, për ta organizuar klubin në mënyrën më të mirë të mundshme, përfshirë të gjithë pa dallim.

Falendëroj kryesinë e tanishme që kanë bërë maksimumin e mundur , për të përmbushur të gjitha obligimet të cilat I ka klubi, por nuk ia dolën, për shkak të vështirësive finanicare.

Gjithashtu dua të falendëroj, të gjithë njerëzit, kontribuesit, pa dallim, që kanë ndihmuar dhe mbeshtetur në forma të ndryshme klubin, në periudha të caktuara, por klubi tashmë ka shumë nevojë qysh sot, për të gjithë, të mendojnë të gjithë, që sa më shpejt të bëhët një zgjidhje, që klubi të funksionojë si duhet për vazhdim të metutjeshëm.

KF DRENICA, është e të gjithëve.

KF DRENICA, ka nevojë për të gjithë.

KF DRENICA, është mbi të gjithë.

KF DRENICA, ka dy ngjyra dhe një emblemë

KF DRENICA, është krenaria e qytetit, në Superligën e Kosovës”.

Me Respekt,

I Juaji,

Tahir Lushtaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit të Merih Demiral dhe Cristian Romero, në shtëpinë…