Kosova U21 pëson humbje nga Drenica

11 nëntor 2021 | 17:14

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Përfaqësueses së Kosovës U21.

“Kuqezinjtë” kanë triumfuar minimalisht 1-0 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt. Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Erdin Dushi, në minutën e tretë.

Kjo përballje për të përzgjedhurit e trajnerit, Michael Nees, është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Shqipërisë U21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Garë e fortë për…