Kryetari i VMRO-së dështon ta rrëzoi Zaevin, përfundon në spital

11 nëntor 2021 | 21:46

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi nga spitali, shkruan TV21. Ai shkruan se ka pasur intervenim të lehtë kirurgjik.

“Një ditë dinamike. Një deputeti i rrëmbyer, krim, shantazh, turp, dhe normalisht dëshira më e madhe e LSDM-BDI-së që unë të mos isha në politikë… Dhe pas 45 minutash të një intervenimi të lehtë kirurgjik, ndihem mirë”, ka shkruar Mickoski.

Mickoski falënderon personelin mjekësorë ndërkaq thotë se vazhdon betejën politike, siç shkruan ai “Të bashkuar për një të ardhme të re në Maqedoni”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues shtetëror, të institucioneve ndërkombëtare e vendore bashkë me përfaqësues…