Ali Ahmeti thumbon opozitën: Miqësia me SHBA-të dhe BE-në është e pacënueshme

12 nëntor 2021 | 00:34

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se miqësia me SHBA-të dhe BE-në s’ka alternativë tjetër, “Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, por edhe me vendet e rajonit, është e pa alternativë dhe e pacënueshme me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, por edhe me vendet e rajonit, është e pa alternativë dhe e pacënueshme me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë.

Sot ngadhnjeu ndërgjegja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perendimore.

Vendi jonë ka nevojë për më shumë siguri, më tepër stabilitet dhe parashikueshmëri politike të plotë.

Mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATO-s, Bashkimit Europian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu.

Siç ju thash, nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.

Bashkë përgjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare janë larguar nga Kuvendi i…