Përfundojnë punimet në rrugën regjionale Brezovicë – Prevallë

12 nëntor 2021 | 12:25

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet e rikonstruimit të rrugës magjistrale Brezovicë-Prevallë.

Ministria ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses punimet e rrugëve Regjionale për Brezovicë e Prevallë, në gjatësi prej 35 kilometra

-Rekonstruimi i rrugës Regjionale Gërlicë e Epërme – Shterpcë – Brezovicë, Lot 1, gjatësia 15.3 km.

-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R115 Brezovicë – Prevallë, gjatësia 10.7 km.

-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, gjatësia 9.2 km.

Rëndësia strategjike e punimeve të Rrugës së Brezovicës e Prevallës, lidhet më përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, me theks të veçantë me rritjen e mëtutjeshme të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktiviteteve të ndryshme sportive e rekreative, e po ashtu edhe me rritjen e të ardhurave për familjet vendase e bizneset në përgjithësi.

https://fb.watch/9e2a6tUIFA/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një Gjykatë e Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…