Krasniqi, qytetarëve: Më 14 nëntor të bëhemi bashkë për fitoren e radhës

12 nëntor 2021 | 16:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e kësaj partie për kryetar komune më 14 nëntor.

“Më 14 nëntor, na duhet mbështetja e juaj, e tillë si në raundin e parë – kur tejkaluat barrierat partiake dhe votuat kandidatët e PDK-së, për ta fituar qeverisjen e mirë në Prizren, Vushtrri, Malishevë e Klinë, ashtu si në Drenas, Kaçanik, Shtime e Dragash, me kryetarë që punojnë ndershmërisht dhe për të gjithë”.

“Prandaj, le të bëhemi bashkë të dielën për fitoren e radhës, në numrin 177, për të qeverisur në katër vjetët e ardhshme, bashkë për Kosovën!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=415720133260056&id=100044662171388&sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, ka njoftuar se ka…