![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/A250C3A2-B71B-4D34-8E9F-B04F04C44852.jpeg)
Vetëvendosje përfundimisht pozicionohet në Istog, mbështet këtë kandidat
12 nëntor 2021
| 23:41
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta sfidojë LDK-në për herën e tretë në garë për kryetar të komunës së Istogut, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Të dielën Bekë Berisha i AAK-së do të jetë përballë Ilir Feratit të LDK-së, derisa dy palë zgjedhjet paraprake më 2013 dhe 2017 ishte Donika Kadaj Bujupi përkatësisht Gani Dreshaj përballë Haki Rugovës.
Por a do ta kenë mbështetjen e ndonjë partie dy kandidatët në garë?
Veriu.info mëson se Vetëvendosje në Istog ka mobilizuar strukturat e saj për ta mbështetur Bekë Berishën e AAK-së për ta thyer përfundimisht bastioin e pathyeshëm të LDK-së deri tani, vendlindjen e ish presidentit Ibrahim Rugova.