Moti për sot dhe gjatë javës së ardhshme

13 nëntor 2021 | 08:27

Prishtina Weather, ka njoftuar se moti do të mbetet kryesisht stabil edhe në fundjavë, me vransira e diell por pa reshje lokale. Të dielën ka mundësi edhe për riga lokale shiu.

Mot kryesisht stabil po parashihet të mbajë edhe gjatë fundjavës në vendin tonë.  Të shtunën me më shumë diell, në mëngjes vende-vende edhe ngrica, derisa ditën e diel në perëndim të vendit paraqiten kushte edhe për riga lokale shiu.

Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i qëndrueshëm, me më shumë vransira, e ditën edhe intervale me diell.  Të hënën orëve të mëngjesit në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë.

Mosqarkullimi i mjaftueshëm ajror në fundjavë, dhe dominimi nga kushte të presionit të rritur do të mbajë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet në vlera të dobëta, e herë herë nëpër lokalitete do të kaloj edhe në vlera shumë të dobëta.

13.11 – Paradite kthjellime e kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.  Pasdite shtim i vransirave, kryesisht shtresore të larta.

14.11 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

15.11 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

16.11 – Kryesisht me vransira.

15.11 – Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në -1C, e maksimalet të shtunën arrijnë deri në 15C, e më pas gradualisht në rënie deri në 11C e 12C të martën e mërkurën.

Në fundjavë dominojnë qetësitë, e nga dita e hënë do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja e lindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, me tendencë të rritjes javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më dy javët e ardhshme pritet një shpërthim tjetër i…