Si mund të gjeni qendrën ku do të votoni?

13 nëntor 2021 | 22:06

Të dielën qytetarët e 21 komunave të Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Komisioni Qendror Zgjedhor në faqen zyrtare ka ofruar edhe linkun ku mund të gjeni vendin tuaj të votimit.

Për ta mësuar vendvotimin e saktë, votuesi mjafton që të shënojë numrin personal dhe pastaj do të shfaqen të dhënat.

Kjo bëhet e mundur përmes këtij aplikacioni të vendosur në ueb faqen e KQZ-së:https://eomp.kqz-ks.org/

Të gjitha vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Esat Shala nga një fshat i Drenicës ka rreth 4…