Vrasja në Astir, kamerat filmuan ngjarjen, në makinën e djegur gjenden 2 kallashnikovë

14 nëntor 2021 | 08:06

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin me dy viktima që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë atentatin, si dhe makinën me të cilën janë arratisur atentatorët. Filmimet e kamerave pritet të ndihmojnë hetuesit në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, bëhet me dije se makina “Toyota” e gjetur duke u djegur në Thumanë është me targa AA 532 ON, të cilat rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Në këtë mjet policia ka gjetur edhe 2 kallashnikovë, me të cilët autorët qëlluan në drejtim të viktimave. Policia ka ngritur pika kontrolli në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i…