Haziri, qytetarëve: Ju lutem dilni në zgjedhje, vendosni për Gjilanin

14 nëntor 2021 | 17:32

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili po garon për ta fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

Haziri, në një konferencë për media refuzoi t’i komentojë të dhënat e para nga Exit Poll-et, por u tha qytetarëve që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur.

“Apeloj që të shfrytëzohej kjo kohë. Ju lutem dilni në zgjedhje”, ka thënë Haziri.

“Shfrytëzojeni të drejtën tuaj kushtetuese dhe të vendosni për Gjilanin”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baton Haxhiu ka zbuluar disa detaje interesante nga matjet e…