Carvajali i dëmtuar, por Spanja e merr në Botëror

29 maj 2018 | 13:50

Nuk ka asgjë serioze për mbrojtësin Dani Carvajal, edhe pse ai mund të qëndrojë dy ose tri javë jashtë fushave të lojës.

Por, stafi mjekësor dhe ai teknik i kombëtares spanjolle kanë vendosur që ta grumbullojnë lojtarin për në Rusi dhe ai do të udhëtojë me grupin drejt këtij kompeticioni të rëndësishëm. Më shumë sesa një vendim për të pritur rikuperimin e lojtarit, duket një veprim për të treguar frymën e grupit që ekziston në këtë kombëtare dhe rëndësinë që kanë të gjithë lojtarët.

Mjeku i skuadrës ka thënë se ai kërkon të punojë shumë që të rikuperohet gjatë grumbullimit në kombëtare. Kampionati botëror do të fillojë më 14 qershor dhe deri në atë ditë, Carvajal duhet të ketë avancuar me rikuperimin. Ai u dëmtua gjatë finales së ndaj Liverpool dhe e la fushën e lojës, duke qarë me frikën se do kishte humbur edhe Botërorin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive…