Nënkryetarja e PDK-së: Zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët

14 nëntor 2021 | 17:47

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka dalur në konferencë për media ku ka ftuar edhe një herë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit para kohës së mbylljes së vendvotimeve.

Ndër të tjerash, Çitaku ka thënë se deri më tani nuk është raportuar ndonjë problem nga vëzhguesit e PDK-së që janë angazhuar në të gjithë territorin e Kosovës.

“Sot është ditë feste për demokracinë, është dita vendimtare që ju vendosni për të ardhmen tuaj 4-vjeçare. Ju ftoj sërish të gjithë juve që keni të drejtë vote dhe nuk e keni shfrytëzuar ende, të dilni dhe të vendosni se kush do ju udhëheqë në katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët. Bazuar në informacionet e marra nga të angazhuarit tanë në të gjithë territorin e Kosovës, deri më tani procesi i votimit ka shkuar mirë dhe pa ndonjë problem”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se në fund të ditës, demokracia do të jetë fituesi më i ma dhi këtyre zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka angazhuar një numër të mjaftueshëm të…