Spitali i Gjakovës po trajton katër pacientë me Covid nga Shqipëria

15 nëntor 2021 | 11:08

Në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës, në trajtim nga Covid-19, janë katër pacientë nga Shqipëria.

Bazuar në raportin e datës 15 nëntor 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 38 pacientë, prej tyre 13 të konfirmuar me Covid-19 dhe 25 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient.

Numri i pacientëve me Covid-19 dhe post-Covid, sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-Covid
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i përkohshëm i Kosovës, Pramoz Gliha është deklaruar pas…