Presidenca i reagon Grenellit: Ai po gënjen kur i referohet deklaratës së Osmanit

15 nëntor 2021 | 15:59

Pas deklaratës së fundit të ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë ShBA-së se nuk është dakord me Albin Kurtin në raport me këtë vend, ka reaguar Presidenca e Kosovës.

“Si shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, dua t’iu informojë se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Blerim Vela në llogarinë e vet në “Twitter”.

Kujtojmë se Grenelli në një postim në “Twitter” ka shkruar se këto zgjedhje i dhanë një mësim të mirë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, sepse i refuzoi projektet amerikane.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh ShBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe ShBA-së, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, ka shkruar Grenell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejčič dhe drejtori i Klubit të…