Ja kush do të zëvendësojë Alban Hysenin e LV-së në Kuvendin e Kosovës

15 nëntor 2021 | 16:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka fituar garën për kryetar të Komunës së Gjilanit, duke e mposhtur Lutfi Hazirin e LDK-së.

Hyseni në momentin që do ta marrë detyrën e kryetarit të Gjilanit, duhet ta dorëzojë mandatin e deputetit, shkruan “Epoka e re”.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, Halil Thaçi pritet ta zënë ulësen e Alban Hysenit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Thaçi ka marrë 5 mijë e 921. Kujtojmë se Halil Thaçi ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit. Ai të dielën e ka humbur këtë garë përball Xhafer Gashit, i cili është rizgjedhur kryetar i Obiliqit edhe për një mandat.

Halil Thaçi – Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër (e…