Veseli: Kosova është e atyre që janë me shumicë, e shumica është rinia

29 maj 2018 | 16:27

Në përvjetorin e 9-të të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ky kuvend është shembulli më i mirë i organizatave rinore në Kosovë.

Ai ka thënë se duhet të punohet edhe më shumë në mënyrë që të të krijohet perspektivë për të gjithë.

Veseli ka deklaruar se me resurset e jashtëzakonshme natyrore që vendi ka, duke përfshirë edhe rininë, zhvillimi është i garantuar.

Duke folur për liberalizimin e vizave, kryeparlamentari Veseli, ka thënë se kjo nuk do të thotë largim nga vendi ynë, por përkundrazi, perspektivë në vendin tonë për ta shtyrë atë drejt zhvillimit.

“Së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave por të rinjtë tanë nuk duhet asnjë moment ta shohin këtë si mundësi për largim nga Kosova. Liberalizimi do të thotë sjellje të Evropës në Kosovë. Kosova ka nevojë për të rinjtë e saj. Nuk ka zhvillim pa aktivizimin e potencialit të të rinjve. Rinia është Dekada e re e Pavarësisë së Kosovës. Shteti i Kosovës nuk do të qëndrojë indiferent ndaj ëndrrave të rinisë. Shteti i Kosovës është dhe do të mbetet në shërbim të vizionit të rinisë”, ka thënë Veseli.

Në këtë kontekst, Veseli ka thënë se kjo dekadë do të përcaktojë ndryshimin e kombit tonë.

“Mos shiko majtas dhe djathtas, nuk është askush. Shikojeni njëri-tjetrin dhe jeni bashkë, sepse ju jeni e ardhmja e Kosovës. Ju duhet të merrni përgjegjësit e juaja. Kosova është e jona dhe më së shumti e atyre që janë me shumicë, shumica është rinia e Kosovës”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Image may contain: 13 people, people smiling, people standingImage may contain: 1 person, crowd and indoorImage may contain: 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Propozimi për themelimin e zonës ekonomike në Malishevë nuk ka…