Dy personat e plagosur në Prizren janë në gjendje stabile

15 nëntor 2021 | 19:58

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një tentim grabitje në një argjendari në Prizren, teksa në lidhje për gjendjen e tyre, drejtori i spitalit të përgjithshëm, Afrim Avdaj, ka thënë se gjendja e tyre është stabile.

“Sapo kontaktova me mjekët kujdestar të spitalit, janë pranuar dy të plagosur me armë zjarri, njëri i moshës  61 vjeçare, tjetri në moshën 28 vjeçare”, ka thënë Avdaj.

Avdaj në “Info Magazine”, tha se gjendja e tyre është stabile.

“Të dy janë me lëndime me armë zjarri, njëri është me lëndim në këmbë, kurse pacienti tjetër i është nënshtruar ekzaminimit në tomografi dhe do të trajtohet më tej”, nuk mund të konsiderohet që janë jashtë rrezikut për jetë, por gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Avdaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një tentim-grabitjeje në…