Ndahet nga jeta biznesmeni shqiptar Marsel Skëndo

15 nëntor 2021 | 21:17

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, Marsel Skëndo, një nder biznesmenët e parë të Shqipërisë post-komuniste. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje, që i mori dhe jetën.

Marsel Skëndo, njihet si një ndër pionierët e kapitalizmit të ri shqiptar, duke hapur bizneset e para në Tiranën e post-komunizmit, fillimisht duke sjellë mallrat e para të huaja në tregun e varfër shqiptar e më pas duke krijuar një ndër kompanitë e para ajrore në vend, Ada Air.

Marsel Skëndo dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e medias elektronike në vend, pasi ishte një ndër bashkëpronarët e parë të Televizionit Klan.

Ndërsa familja e të ndjerit ka treguar për kohën e ceremonisë dhe dhe të ngushllimeve përmes njoftimit.

Njoftimi i plotë i familjes Skëndo:

Të nderuar familjarë dhe miq!

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë, se i dashuri ynë Marseli ndërroi jetë. Siç jetoi ashtu dhe iku, i rrethuar me dashurinë, mirënjohjen e respektin e familjes, të të afërmve dhe miqve të tij.

Ceremonia e përcjelljes do të jetë nesër, në datë 16 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, Hyrja anësore nga ana e Rogner, nga ora 11:00 deri në orën 14:00, kur edhe do të niset drejt varrezave të Sharrës.

Pritja e vizitave do të jetë pranë Hotel Sheraton, Salla Iliria, në datën 16 nëntor, nga ora 17:00 deri në 19:00 dhe në daten 17 nëntor nga ora 10:00 deri ne 13:00 dhe nga ora 15:00 deri në 19:00.

Ylli i Marselit u kthye në qiell e prej andej do të na drejtojë e ndriçoje si përhera!

Me respekt, Familja!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 5…