Thaçi takon ish-presidentin e Austrisë

29 maj 2018 | 17:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri është takuar me ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Një takim të përzemërt e patëm edhe me ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, i cili që nga viti 2004 ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ish-presidentin Fischer e falënderova për kontributin që ka dhënë për Kosovën, rajonin dhe tërë Evropën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1962127830524233/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse skuadra bëri një ditë e gjysmë pushim në fundjavë,…