Dea transferohet në ShBA

16 nëntor 2021 | 16:52

Basketbollistja e talentuar e Kosovës, Dea Pushkolli ka bërë një hap të madh në karrierën e saj, duke nënshkruar kontratë me The Duquesne Dukes dhe do ta përfaqësojë ekipin e universitetit të Duquesne. Kjo skuadër ndodhet në Pitsburg të Pensilvanisë në NCAA divizionin e parë të basketbollit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë, top dhe ambiente të brendshme

Ky është një hap i madh për basketbollisten e Kosovës, që me punë shpreson të arrijë në nivelet e larta të basketbollit amerikan. Ajo është shprehur shumë e lumtur për nënshkrimin e kontratës, duke premtuar maksimumin dhe të arrijnë suksese së bashku.

Dea më herët ishte pjesë e Rock HS të Floridës, ndërsa ishte pjesë e grupmoshave të Kosovës dhe shihet si një basketbolliste me të ardhme të ndritur dhe që do t’i ndihmojë Kosovës A.

Pushkolli është vetëm 17 vjeçare, ndërsa së fundi ishte pjesë e Kosovës U20 në FIBA European Challenger në Shkup të Maqedonisë Veriore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me shtatë vota për Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren…