Haziri mbledh drejtorët, bëhet gati t’ia dorëzojë detyrën Hysenit

16 nëntor 2021 | 16:55

Kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim drejtorët në detyrë të drejtorive komunale.

Gjatë kësaj mbledhjeje u bë e ditur se mbi baza ditore po bëhet mbikëqyrja e punëve dhe angazhimeve, në kuadër të kalendarit të punës.

Në takim u bë e ditur se tranzicioni politik do të bëhet në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale, si nga ana e kryetarit të Komunës e po ashtu edhe të drejtorëve në detyrë, raporton klankosova.

Në balotazhin e 14 nëntorit mandatin për ta udhëhequr këtë komunë sipas të dhënave të KQZ-së, e fitoi Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje me 21 mijë e 374 ose 51,03%, kurse Lutfi Haziri I LDK-së mori 20 mijë e 515 ose në përqindje 48,97%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistja e talentuar e Kosovës, Dea Pushkolli ka bërë një…