Aksidentohet gazetari i gazetës “Epoka e re”, Mal Qorraj

16 nëntor 2021 | 17:48

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Deçan afër fshatit Dujakë mes dy automjeteve.

Pjesë e këtij aksidenti ishte kryeredaktori i gazetës “Epoka e re”, Mal Qorraj.

Sipas pamjeve shihet se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërsa, Qorraj dhe ngasësi i veturës tjetër janë dërguar me ndihmë të shpejtë në Spitalin e Gjakovës.

Nga burimet tona, vetura Renault Scenic (ngjyrë e hirtë) e cila drejtohej nga Qorraj ishte duke lëvizur në drejtim të Deçanit kurse vetura tjetër me shpjetësi të madhe ka lënë shiritin e vet dhe pa kontroll ka dalë në shiritin e kundërt duke goditur veturën Reanult.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e pestë e Ligës Unike e cila ishte paraparë…