Ministrit të Mbrojtjes i shtohet edhe një këshilltar amerikan

17 nëntor 2021 | 14:13

Ekipit të këshilltarëve të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, i është shtuar edhe një këshilltar amerikan. Ai është Joe Duncan dhe në ekipin e Mehajt do të jetë këshilltar për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim.

Lajmin e ka bërë me dije ministri Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Ekipit tim të këshilltarëve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan. Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim, z. Joe Duncan”, ka shkruar Mehaj.

Sipas ministrit eksperienca amerikane në Ministrinë e Mbrojtjes është jetike për të ardhmen e ushtrisë dhe kësaj ministrie.

“Në procesin e reformës ligjore, administrative, organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat tjera, eksperienca amerikane është jetike për ne”, ka shtuar ai, duke shprehur mirënjohje ndaj ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme. “Mirënjohje e përjetshme për ShBA-në, respektivisht Zyrën amerikane për bashkëpunimin e mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave të mi operacional”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel kanë përfunduar të mërkurën bisedimet ndërmjet kryenegociatorëve të…