Lista me lojtarët më të vlefshëm që nuk do të jenë pjesë e Kupës së Botës

17 nëntor 2021 | 18:31

Tashmë janë konfirmuar përfaqësueset që janë kualifikuar në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022 dhe ato që do të luajnë në “play-off” për të siguruar një vend në këtë garë.

Por, janë edhe disa nga ato që nuk arritën të kualifikohen, e që aty gjendet disa lojtarë që po kalojnë nëpër një formë të lartë.

Në mesin e lojtarëve që nuk do të udhëtojë për në Katar në vitin e ardhshëm, është edhe Erling Haaland, me vlerën e tij që sipas Transfermakt shkon ën 150 milionë euro.

Pas tij renditet portieri i Sllovenisë e Atletico Madridit, Jan Oblak, që kap vlerën e 70 milionëve, e pas tij vjen Milan Skriniar me dhjetë milionë më pak.

Pas tyre vije anëtari i Milanit, Franck Kessi që renditet i katërti në vlerën e 55 milionë eurove, e aty është edhe Wilfried Zaha me 45 milionë.

Në vendin e gjashtë gjendet Edmond Tapsoba që shkon në vlerën e 40 milionë euro, derisa Martin Odegaard vlen 40 milionë.

Nicolas Pepe, Naby Keita dhe Sebastien Haller plotësojnë tre vendet e fundit, në vlerën e 35 milionë, 32 milionë, respektivisht 27 milionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Kampionatin Botëror të…