Krasniqi, Kurtit: Lexoje si duhet rezultatin e zgjedhjeve lokale

18 nëntor 2021 | 11:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se qytetarët kanë dëshmuar një vlerë të lartë civile dhe politike në zgjedhjet lokale.

Nga foltorja e Kuvendit, ai ka thënë se demokracia e Kosovës tani është në rangun e vendeve me demokraci të konsoliduar.

“Përmes këtij niveli të dëshmuar, vlerave  civile politike si vetëdijes se qytetarëve se mund të bëjnë ndryshime kur duhen ndryshime  është e qartë se tranzicioni në këtë segment ka përfunduar dhe se falë tyre, demokracia jonë tani bënë pjesë në rangun e vendeve dhe demokraci të konsoliduar. Në rrafshin përmbajtjesor ajo çfarë këto zgjedhje kanë nxjerr në pah është njohja me profilin e ri të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky standard nuk flet vetëm për zgjedhjet lokale por për mënyrën se si qytetarët e shohin të ardhmen. “Ky standard nuk flet vetëm për zgjedhjet lokale të këtij viti por para së gjithash flet për qytetarët tanë se si ai e sheh qeverisjen dhe dobinë e qeverisjes, për mënyrën se si ai e sheh të ardhmen dhe çfarë e ardhme i duhet. Ky standard na imponohet të gjithëve pavarësisht se çfarë pozitash mbajmë”, ka deklaruar ai.

I pari i PDK-së ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që të bëjë leximin e duhur të mesazhit të qytetarëve të dhënë në zgjedhjet lokale.

“Unë dua të ftoj kryeministrin që të bëjë leximin e duhur të mesazhit të qytetarëve. Andaj i nderuar kryeministër dhe ju pjesëtarë të mazhorancës, qytetarët në nivelin lokal kanë bërë zgjedhjet e tyre të ndryshme, por qeverisja qendror duhet t’i mbështesë të gjitha komunat njëjtë dhe pa dallim”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Eni Bardhi, është përfshirë…