Van Gaali zbulon arsyen pse Mulleri nuk u transferua në United  

18 nëntor 2021 | 12:04

Trajneri i njohur holandez, Luis Van Gaal ka zbuluar se si gruaja e Thomas Muller bllokoi transferimin e gjermanit te Manchester United në verën e vitit 2015.

“Djajtë e Kuq” ishin shumë të interesuar për nënshkrimin e fituesit të Kupës së Botës, me trajnerin holandez Van Gaal që dy herë u përpoq të nënshkruante një lojtar me të cilin punoi gjatë kohës së tij si trajner i Bayernit nga viti 2009-2011.

Gazeta gjermane “Bild” zbulon pse lëvizja nuk u finalizua, me Van Gaal që deklaroi se gruaja e Mullerit, Lisa nuk ishte e hapur për një transferim jashtë vendit, pavarësisht se Unitedi ofroi 84 milionë paund për sulmuesin.

“Në vitin 2015 do të kishte qenë e mundur nëse gruaja e tij do të kishte qenë pak më e hapur për një transferim jashtë vendit. Të paktën kjo ishte arsyeja që Tomas i dha ndihmësit tim Marsel But, i cili kishte kontaktuar gjatë gjithë kohës me të’’, ishin fjalët e teknikut holandez.

Unitedi i ofroi më shumë se 100 milionë euro Bayernit në vitin 2015 dhe vetë lojtarit iu ofrua një rrogë prej 16 milionë paundësh në vit për t’u transferuar në “Old Trafford”. Muller është pjesë e Bayernit që prej vitit 2008 me një kontratë që i skadon në vitin 2023, por e ardhmja e sulmuesit gjerman ende nuk dihet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Adelina Berisha I takoj një vendi me traditë bujare,…