![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/tahiri.png)
Tahiri, Kurtit: Keni mbetur me vetëm katër komuna
18 nëntor 2021
| 13:02
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se ka mbetur me vetëm katër komuna, teksa ka përmendur se PDK-ja do të udhëheq me nëntë komuna.
Ai përmendi edhe numrin e qytetarëve që kanë votuar për këto dy subjekte politike.
“Se di a e ke kuptu se na patë lodh 14 shkurti, 14 shkurti. Ka ardh 14 nëntori. A e din me sa komuna ke mbet kryeministër? A e din kryeministër se ke mbetur me 4 komuna që i përfshinë komplet 220 mijë qytetarë. Do me thënë PDK-ja i qeverisë 9 komuna që i përfshinë diku 620 mijë qytetarë. Qe ku je mbet kryeministër, apo e sheh?”, ka thënë Tahiri.