Ministri Sveçla shkarkon shefin e prokurimit dhe shefen e personelit

18 nëntor 2021 | 13:07

Vjollca Bruqi nuk do të jetë më drejtoreshë e personelit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Atë e ka larguar nga kjo pozitë ministri i këtij dikasteri, Xhelal Sveçla.

Largimin e ka konfimuar për “Front Online” vetë Bruqi.

“Po është e vertetë”, theksoi ajo.

E njëjta është emëruar si udhëheqëse në një departament tjetër.

“Jam caktuar si udhëheqëse në qendrën për të huaj, brenda po kësaj Ministrie”, tha ajo.

Sipas saj ky ndërrim është bërë pa i dhënë asnjë arsyetim.

Ky nuk po del të jetë largimi i vetëm në MPB.

“Front Online” ka mësuar nga burime të vetat brenda këtij dikaster se edhe Armend Rugova është larguar nga pozita e shefit të Prokurimit.

Akoma nuk dihet nëse dhe në cilën pozitë tjetër është emëruar ai.

Po ashtu mbetet e paqartë se kush do të zë vendin e tyre në pozitat, shef/e e personelit dhe drejtor/esh e prokurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard…