Ambasada e ShBA-së: Me Kurtin biseduam për arritjen e marrëveshjes me Serbinë gjatë mandatit të tij

18 nëntor 2021 | 17:21

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Pas takimit, ai në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të arrihet gjatë këtij mandati qeverisës.

“Ishte kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, ka shkruar Giacobbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentino Rossi po shijon ditët e para të “pensionit” të…