Numërohen votat me kusht në shtatë komuna, këto janë rezultatet

18 nëntor 2021 | 19:36

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i votave me kusht në shtatë komuna.

Në Istog, Klinë, Junik, Kllokot, Gjilan, Fushë Kosovë e Shtime tanimë janë bërë të ditura rezultatet e votave me kusht.

Në Istog Bekë Berisha nga AAK ka marrë 145 vota, ndërsa Ilir Ferati LDK ka marrë 148 vota.

Në Klinë, Zenun Elezaj nga AAK ka marrë 89, Esat Raçi nga PDK ka mare 74.

Në Junik, Agron Kuçi nga AAK ka marrë 22 vota, ndërsa Rushdi Shehu nga LDK ka marrë 23 vota.

Në Kllokot, Vladan Bogdanoviç nga LS ka marrë 8 vota, ndërsa Strahinja Spasiç nga GI SNS ka marrë 7 vota.

Në Gjilan Alban Hyseni nga LVV ka marrë 278 vota, ndërsa Lutfi Haziri ka marrë LDK 285 vota.

Në Fushë Kosovë, Enver Bajçinca nga LVV, ka marrë 92 vota ndërsa Burim Berisha nga LDK ka marrë 151 vota.

Në Shtime Qemajl Aliu nga LVV ka marrë 67 vota, ndërsa Naim Ismajli nga PDK ka marrë 104 vota.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në raundin e dytë janë mbajtur më 14 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK), reagoi pas sulmit të…