Ky është rezultati pas numërimit të votave me kusht në Dragash

18 nëntor 2021 | 19:40

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) është bërë numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta.

Nga KQZ është bërë e ditur se nga 212 vota me kusht, 121 i mori kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ndërsa 91 vota i mori kandidati i PDK-së, Shaban Shabani.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka dhënë detaje për komunën e Dragashit, në të cilën përmbys rezultati pas numërimit të votave nga diaspora.

Ai tha se numri i votave të vlefshme me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta është 9 mijë e 313.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi…