Dhjetë ditë izolim total dhe vaksinim i detyrueshëm në Austri

19 nëntor 2021 | 12:10

Qeveria austriake ka vendosur që nga e hëna, më 22 nëntor, të gjithë qytetarët, jo vetëm të pavaksinuarit, të qëndrojnë të mbyllur për 10 ditë.

Gjithashtu është marrë vendim se nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm, vaksinimi kundër coronavirusit është i detyrueshëm për të gjithë.

Kështu, Austria u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që vendosi se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen kundër COVID-19, raporton reuters.

Situata me coronavirusin në Austri, pavarësisht masës së rreptë të mbylljes së personave të pavaksinuar, është në prag të katastrofës. Numri i të infektuarve rishtazi po rritet vazhdimisht dhe po thyen të gjitha rekordet, e njëlloj është edhe me spitalet që janë në prag të kolapsit.

Sipas planit, bllokimi mund të zgjatet edhe për maksimum 10 ditë të tjera. Pas 20 ditësh mbyllje, të pavaksinuarit do të mbeten ende në izolim.

Shkollat nuk do të funksionojnë, do të kenë vetëm shërbimin e kujdesit për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk mund të kujdesen për ta shkaku i punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Ish-futbollisti që u bë pjesë e “Big…