Në 4 spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me Covid-19

19 nëntor 2021 | 12:14

Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me COVID-19.

Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 me post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me Covid-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-Covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bebe Rexha sigurisht u dha njerëzve diçka për të parë…