Penza sfidohet nga Vëllaznimi

19 nëntor 2021 | 14:25

Xhiroja e shtatë në Superligën e Femrave do të sjellë disa ndeshje interesante.

Bashkimi në këtë javë do të ballafaqohet me Kastriotin. Skuadra prizrenase shihet favorite në këtë përballje. Vashat e Bashkimit kanë tri fitore dhe dy humbje, ndërsa ato ferizajase kanë gjashtë humbje në gjashtë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Kampionia e Kosovës, Penza do të sfidohet nga Vëllaznimi. Vashat pejane kanë pesë fitore dhe një humbje, ndërsa ato nga Gjakova kanë dy fitore dhe katër humbje.

Ndeshja e fundit e xhiros zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës të dielën. Skuadra nga Mitrovica ka një fitore dhe katër humbje, ndërsa skuadra prishtinase ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje.

Superliga e Femrave – Java 7

E premte
18:00 Bashkimi – Kastrioti

E shtunë
12:00 Vëllaznimi – Penza

E diel
14:00 Trepça – Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melinda Ademi sot ka një ditë të veçantë në kalendarin…