Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ndan bursat për 20 sportistë
19 nëntor 2021
| 14:59
Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës për herë të parë ka bërë ndarjen e 20 bursave për sportistët e rinj të moshës 15-21 vjeç me qëllim të motivimit, ndihmesës, rritjes së vullnetit dhe përkushtimit të të rinjve me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira.
Vlera e bursës që iu ndahet këtyre të rinjve është 1000 euro. Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës u ka uruar suksese te mëtutjeshme sportistëve tanë.