Prishtina ndan pikët me Dukagjinin

19 nëntor 2021 | 15:15

FC Prishtina nuk ka mundur të marrë me shumë se një pikë nga përballja kundër Dukagjinit, në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit në stadiumin “Fadil Vokrri” luajtën 0-0 me skuadrën nga Klina, derisa me barazim debuton trajner i ri i Prishtinës,  Abdulah Ibrakoviq.

Në pjesën e parë, Prishtina ishte dominuese  për nga rastet, por assesi nuk arriti të shënon. Endrit Krasniqi, Leutrim Kryeziu dhe Besnik Krasniqi shpërdoruan rastet që kishin. Kurse Ahmeti i Dukagjinit provoi të befason portierin e Prishtinës, Halimi por pa sukses.

Në pjesën e dytë, Dukagjini pati dy raste për shënim me anë të Ahmetit dhe Januzit, derisa Prishtina me anë të Krasniqit, por rezultati mbeti i pandryshuar. Pas kësaj xhiro, Prishtina është në vendin e gjashtë me 18 pikë, kurse tetë me 15 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…