![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/Solskjaer-1-780x439-1.jpg)
Bordi i Man Utd ka shkarkuar Solskjaerin, pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi anglez
21 nëntor 2021
| 09:09
Bordi drejtues i Manchester Unitedit thuhet se ka marrë vendim gjatë të shtunës mbrëma për ta shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskajer.
Humbja e fundit turpëruese nga Watford me rezultat 4-1 si duket ka mbushur kupën e drejtuesve të Old Trafford, pasi Unitedi gjendet tashmë larg garës për titull në Ligën Premier.
Bordi i klubit thuhet se ka vendosur të shkarkojë trajnerin Solskjaer pas pesë orësh bisedime të brendshme.