![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/1-45-850x638-1.jpg)
Mediat e huaja raportojnë për planin e MSh-së për vaksinim në objekte fetare
21 nëntor 2021
| 09:17
Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, njoftoi se po planifikojnë që të fillojnë vaksinimin në objekte fetare të vendit, në mënyrë që të rritet numri i të vaksinuarve.
Për këtë plan të MSH-së tashmë kanë raportuar edhe mediat botërore si The Independent, AP News, Euronews e të tjera.
“Kosovarët marrin vaksinën kundër COVID-19 pas namazit të xhumasë në xhami”, ishte titulli i Associated Press.