![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/linditaworld_259168794_1255077078328684_938927253699284742_n-e1637482045517-780x439-1.jpg)
Linda Halimi provokon nga palestra
Këngëtarja e njohur, Linda Halimi, ndonëse jo shumë aktive me projekte muzikore, ajo vazhdon të komentohet, sidomos për linjat e saj.
Artistja shqiptare është mjaft e përkushtuar në mirëmbajtjen e formave fizike, me ushtrime intensive në palestër.
Dhe, si rezultat i kësaj Linda ka linja tejet joshëse, të cilat i ekspozon përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ashtu siç ka vepruar edhe së fundi.
Përmes një imazh që postoi në Instagram, këngëtarja theksoi fizikun e tonifikuar në veshje të ngushtë sportive, ndërsa, ajo ndau edhe një video teksa shihet duke u stërvitur.
“Dua të ju shoh duke lëvizur”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, kujtojmë që javë më parë, këngëtarja pranoi se ka bërë një ndërhyrje për të hequr dhjamin nga të pasmet.