Ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve historikisht ka vuajtur nga dy plagë të mëdha

21 nëntor 2021 | 11:26

Profesori Blerim Latifi ka thënë se ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve historikisht ka vuajtur nga dy plagë të mëdha

“Njëra është plaga e shkaktuar nga fqinjët tanë, që e demonizonin këtë ide, duke e paraqitur si shoviniste dhe kërcënim për paqën në Ballkan. Fatkeqësisht ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje ta rrëzojmë këtë imazh”.

“Plagën tjetër ia kanë shkaktuar vetë shqiptarët, duke e përdorur idenë e Bashkimit Kombëtar për të mbledhur vota për pushtetet e tyre. Edhe sot vazhdon vazhdon e njëjta gjë: fqinjët e përdorin këtë ide për të penguar fuqizimin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, e ne si mjet propagandistik për t’ia rrëmbyer pushtetin njëri-tjetrit në mahallat tona politike. A ka shërim për këto dy plagë? Me elitat politike e kulturore që kemi, vështirë të thuhet po”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në disa vende evropiane kanë shpërthyer protesta kundër masave të…