Lista Serbe i reagon Kurtit për deklaratën rreth bashkimit me Shqipërinë

21 nëntor 2021 | 12:38

Lista Serbe i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën e tij se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik, duke thënë se “Kurtit i doli fytyra e tij e vërtetë”.

“Në një deklaratë për të votuar pro krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’, Albin Kurti ka treguar fytyrën e tij të vërtetë që e ka fshehur pa sukses gjatë gjithë kësaj kohe, e cila është injoruar nga disa politikanë perëndimorë”, është thënë në deklaratën e Listës Serbe.

Lista Serbe ka theksuar se “Kurti është i njëjti që foli kundër krijimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si bashkë monoetnike, ndërsa tani flet për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’”.

Më tutje, Lista Serbe ka drejtuar pyetje ndaj BE-së, duke thënë se ç’duhet të ndodhë tjetër që ata të reagojnë ndaj këtyre deklaratave, që sipas tyre, kërcënojnë drejtpërdrejt paqen dhe qetësinë e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal nga radhët e komuniteteve,…