Mbi 36 mijë fëmijë të lindur në Shqipëri këtë vit

21 nëntor 2021 | 12:50

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se gjatë këtij viti kanë lindur 36 mijë e 238 fëmijë.

Ajo ka thënë se bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, të vegjlit kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

“Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 për fëmijën e dytë dhe 120 000 për fëmijën e tretë”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ajo ka bërë me dije se me buxhetin e vitit 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,…