Për dy ditë vetëm dy persona të vaksinuar në Aeroportin e Prishtinës

21 nëntor 2021 | 14:28

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, që nga dita e djeshme është hapur qendra për mundësimin e vaksinimit për bashkatdhetarë, por që interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është mjaftë i ulët.

Specialistja e mjekësisë familjare, Zyrafete Hoti-Hashani, ka deklaruar për KosovaPress, se interesimi për vaksinim është i ulët.

Sipas saj, nga dje vetëm dy persona janë vaksinuar në aeroport.

“Sa dëgjova dje vetëm 100 doza janë aplikuar, dje kemi pas dy raste në Aeroportin e Prishtinës që janë vaksinuar, derisa sot deri në këtë moment nuk ka pas asnjë. Për shkak që edhe ka pas problem fluturimi për shkak mjegullës mund të ndodhë edhe ajo, por deri në këtë moment nuk kemi pas asnjë rast…sot ne kemi dal këtu në aeroport kryesisht për dozën e parë, ata që kanë qenë të pa-vaksinuar, asnjë dozë që nuk kanë pasur kryesisht ata”, ka thënë Hoti-Hashan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe…