![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/640-0-zdb-1637482559-1.jpg)
Terrorizohen qindra njerëz në aeroport, një personi i shkrepet arma pa dashje
21 nëntor 2021
| 15:01
Qindra persona në aeroportin e Atlanta Hartsfield-Jackson, janë tmerruar pasi arma që kishte një person i është shkrepur pa dashje.
Si pasojë e të shtënave të armëve tre persona janë lënduar, ndërsa dhjetëra njerëz të tjerë nga frika janë shtrirë në tokë.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit dhe pas disa orësh e kanë arrestuar.
Autori Kenny Wells akuzohet për armëmbajtje pa leje si dhe akuza për plagosjen e disa personave padashje./oranews/